Samiti për Ukrainën, Kuleba në Tiranë: Mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmyrti Kuleba është shprehur mirënjohës për organizimin që Shqipëria ka kryer në lidhje me samitin për Ukrainën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun shqiptar, Igli Hasani, Kuleba u shpreh se Rusia duhet të përgjegjëse për krimet e luftës.

“shtë vërtet mirë të jesh në Tiranë, iu jam mirënjohës që organizuat këtë samit të rëndësishëm. Ky samit tregon sesa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon, mbetemi të bashkuar. Sot, Igli dhe unë diskutuam bashkëpunimin dypalësh. Shqipëria është mike e Ukrainës. Dua të falenderoj Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare. Çdo mbështetje që Shqipëria i ofron Ukrainës është e mirëpritur. Sot informova ministrin për situatën në front, sulmet me dronë dhe raketa të Rusisë çdo ditë. I kemi kushtuar rëndësi të veçantë integrimit evropian. Ne ramë dakord të vazhdoijmë të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit evropian. Shqipëria është edhe një partnere e rëndësishme si anëtare e NATO-,s  diskutuam përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington. Pritshmëritë tona janë që një prej rezultateve të samitit të Uashingtoni do të jetë një hap më përpara për anëtarësimin e Ukrainës. Ne biem dakord se trysnia e OKB duhet të intensifikohet.”, theksoi ai.