Samiti III i Diasporës zhvillohet më 23 Nëntor

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më 23 Nëntor.

Një ditë më parë, më 22 Nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve.

Në këto aktivitete do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike, njofton ministria.

Më tej sqarohet edhe mënyra se si të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme.