
Samiti i krizës klimaterike, OKB: Më shumë se 50 shtete rrezikojnë falimentimin
Kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së përmes fjalimit të tij në samitin e krizës klimaterike, është shprehur se më shumë se 50 shtete të varfëria rrezikojnë që të mos kenë mundësi që të paguajnë borxhet e tyre dhe të falimentojnë pasi bota e pasur nuk është duke bashkëpunuar.
Kriza klimatike është duke ndikuar negativisht, pasi bota është duke u përballur me efekte në rritje të motit ekstrem.
Vendet e varfra nuk janë duke marrë fonde nga ato më të pasura, ndaj stuhitë, thatësira dhe i nxehti do të ndikojë akoma më shumë në financat e këtyre shteteve.