
Samiti “Ballkani i hapur”, marrëveshje për tregtinë pa kufizime të ushqimeve
Në samitin ‘Ballkani i hapur’ që mbahet në Beograd ditën e nesërme, pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme. Në këtë takim do marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, Aleksandar Vuçiç, dhe Dimitar Kovaçevski.
Agjencia serbe e lajmeve, Tanjig bëri të ditur se në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe kryeministri malazes, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, ministri i Jashtëm i Hungarisë, dhe minstri i Jashtëm turk.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca sqaroi se marrëveshja që pritet të nënshkruhet parashikon ngritjen e një mekanizmi që garanton sigurimin ushqimor, mbajtjen e tregjeve të hapura, pa ndërprerje e pa përcaktuar asnjë tavan.