Sam akuzon Britney-n për tradhti, gati divorci

Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari janë drejt divorcit pas një debati të ashpër që përfshin akuzat për tradhti.

Burime tregojnë për TMZ se rreth një javë më parë, Sam u konfliktua me Britney-n mbi thashethemet që ajo e kishte tradhtuar. Nuk dihet ende nëse këto thathesheme kanë ndonjë  bazë, por çifti tashmë thuhet se do të divorcohen.

Sam është larguar nga shtëpia dhe tani po jeton në një vend të tijin dhe siç tregojnë njerëz pranë tij:  “Është vetëm çështje kohe përpara se Sam të kërkojë divorcin në rrugë ligjore”.

Prej javësh janë publikuar artikuj që tregoinë se Sam dhe Britney janë konfliktuar shpesh herë, edhe me përleshje fizike.