Salman Ruzhdie drejt shërimit

Salman Ruzhdie drejt shërimit, djali i tij shprehet se ai nuk e ka humbur sensin e humorit.

Novelisti britanik me prejardhje indiane vazhdon të jetë i shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra nga agresioni i javës së kaluar në Nju Jork. Ruzhdi ka hyrë në rrugën e rikuperimit, por kjo do të kërkojë kohë.

Djali i tij, deklaroi përmes një postimi në Twitter se të atit i ishte hequr aparati respirator, duke i mundësuar atij që të flasë dhe të tregojë se sensi i tij i humorit nuk është prekur.