Salma i bën dedikimin më të ëmbël burrit për ditëlindje

Aktorja e nominuar për Oscar, Salma Hayek vazhdon ta dashurojë bashkëshortin e saj si në fillim të lidhjes së tyre. Ata janë të martuar prej vitit 2009 dhe së fundmi aktorja ka bërë një dedikim për ditëlindjen e François- Henri Pinault i cili festoi ditëlindjen e 61-të.

Yllli i Hollywood me më shumë se 24.2 milion followers ka postuar edhe një foto me bashkëshortin teksa e puth në faqe.

Salma shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, ti je rrezja ime e diellit, ngrohtësia ime. Drita ime, forca ime, gëzimi im, dashuria ime”.

Salma nuk i kursen mesazhet e dashurisë për bashkëshortin biznesmen.