Saimir Tahiri zhvendoset në qelinë e Fierit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta shlyejë dënimin me burg në Fier. Kështu vendosi të mërkurën Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Tahiri u transferua pasdite në mjediset e burgut të Fierit ku do të shlyejë dënimin me 3 vite e 4 muaj dhënë nga Gjykata e Apelit në fillim të muajit shkurt.

Ai u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me trafikun e drogës së kryer nga grupi i Habilajve.

Tahiri ka lënë të kuptohet se do ta çojë çështjen në Gjykatë të Lartë, ndërsa ka refuzuar të komentojë më tej për mediat.