
Saga Gërdeci, SPAK dërgon në gjyq Fatmir Mediun
Fatmir Mediu akuzohet për Shpërdorim Detyre
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërgyar tashmë për gjykim dosjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes.
Fatmir Mediu akuzohet se ka nxjerrë disa akte nënligjore në të cilat kanë dëmtuar interesat e shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë e demontimit të armëve në Gërdec. Dhe këtë akuzohet se e ka bërë në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ushtarakë komandues.
Sipas SPAK, janë kryer verifikime edhe për shitjen e municioneve nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEIKO” ndaj shoqërive të huaja.
Hetimet do të vijojnë të ndara për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
*Tibo News