
Sadio Mané në botëror pavarësisht se u lëndua me Bayernin
Sadio Mane është përfshirë në skuadrën e Senegalit për Kupën e Botës, pavarësisht se pësoi një lëndim serioz më pak se dy javë para fillimit të turneut.
Sulmuesi i Bayern Munich u largua nga fusha në ndeshjen 6-1 të Bundesligës ndaj Werder Bremenit javën e shkuar dhe gjigantët bavarez më pas konfirmuan se ai kishte lënduar pjesën e djathtë të fibulës së këmbës.
Gazetat në Gjermani dhe Francë thanë se Mane ishte në pikëpyetje për përfaqësuesen senegaleze në Kupën e Botës, e cila fillon me një ndeshje kundër Holandës më 21 nëntor. Por Bayern nuk e përjashtoi si mundësi grumbullimin.
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, ka zgjedhur të rrezikojë me Manen duke e grumbulluar atë në grupin prej 26 lojtarëve që udhëtojnë në Katar, megjithëse ai pranoi se gjendja e ish-yllit të Liverpool duhet të përmirësohet nëse ai dëshiron të luajë.
Mane shënoi penalltinë e fitores së Senegalit ndaj Egjiptit në triumfin e parë në Kupën e Afrikës në fillim të këtij viti.
Ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 12 nga 25 golat e fundit të shënuar nga lojtarët e Senegalit në turnetë e mëdha.
Ndërkohë nga lojtarët e grumbulluar mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly, do të jetë kapiteni me shokun e skuadrës Edouard Mendy që pritet të jetë gardiani i portës.
*Tibo News.