Sa shtete janë në botë?

Në fakt nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, sepse e vërteta varet nga ai që po bën pyetjen. Nëse pyet Kombet e Bashkuara ka 193 shtete. Nëse pyet Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ka 206 shtete. FIFA njeh 211 vende ndërsa SHBA njeh 196. Republika Ruse ka në listën e saj 197 vende ndërsa Pakistani ka 192. Pra, të gjithë kanë nga një përgjigje të ndryshme për të dhënë për shkak të disa vendeve me histori të paqartë.

Po nisim listën me Korenë e Jugut që është e pavarur për rreth 73 vite dhe është pjesëtare e Kombeve të Bashkuara. Historia e saj është gjithmonë në pikëpyetje sepse Republika Demokratike e Koresë se Veriut pretendon për territorin e plotë përfshirë dhe Korenë e Jugut. Por, për sa kohë të gjitha vendet e tjera të Kombeve të Bashkuara e njohin si shtet të pavarur, atëherë pikëpyetja e historisë dhe pretendimet nuk janë shumë të rëndësishme.

Republika Kineze nuk njihet nga 15 vende në botë, por ky nuk është problemi. Dyshimi qëndron te fakti që ekziston Republika Popullore Kineze në territorin kryesor dhe Republika Kineze që ndodhet në ishullin e Taivanit. Të dyja qeveritë pretendojnë të jenë qeveri legale dhe duan të jenë përfaqësuese ndërkombëtare të vendit, kështu çdo shtet ka përballë një zgjedhje të dyfishtë. Ndërkohë që pjesa më e madhe njohin Republiken e Kineze, janë 14 shtete që kanë njohur Republikën e Taivanit.

Republika e Qipros është në radhë. Nuk njihet nga Turqia dhe nga Republika Turke e Qipros. Në 1974 lindi një lëvizje ushtarake që pretendonte të bashkonte ishullin e Qipros me Greqinë. Për ta parandaluar këtë Turqia e pushtoi Qipron dhe më vonë ishulli i vogël u nda në Republikën Turke të Qipros dhe Republikën e Qipros.

Republika e Armenisë, një tjetër anëtare e Kombeve të Bashkuara që është në luftë me Azerbaxhanin. Republika Pakistaneze, me një popullsi shumë të madhe ka vendosur të mos e njohë Armeninë duke u bërë palë më Azerbaxhanin, kjo do të thotë që 216 milion njerëz në botë nuk e pranojnë ekzistencën e Armenisë.

Arrijmë në Kosovë, me një popullsi rreth 2 milion, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 pavarësisht se Republika Serbe vazhdon me pretendimet e saja. Por, pavarësisht pretendimeve serbe, 97 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin pavarësinë e Kosovës. Serbia vazhdon të këmbëngulë se Kosova është thjeshtë një provincë rebele e tyre dhe me mbështetje të Rusisë dëshiron të shtojë influencën sllave në Ballkan.