
Sa kushton një apartament sipas zonave në Tiranë?
Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Në tremujorin e parë 2022, çmimet mesatare përllogariten në 1,143 euro/m2, me një rritje prej 3.2% në krahasim me fundin e vitit të kaluar.
-Në zonën brenda Unazës çmimet po arrijnë mesatarisht 1,300 euro/m2.
-Në zonën e Bllokut, çmimet i kanë kaluar 1,600 euro/m2.
-Edhe jashtë zonës së Unazës, mesatarisht një apartament kushton rreth 1 mijë euro/m2.
Të dhënat u bënë të ditura nga “Keydata Albania”, është indeksi i parë privat në Shqipëri.
*Tibo News.