AlbanianEnglish

Sa kohë na duhet për anëtarësim, përgjigjet Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se sa më shpejt të ecë Shqipëria në rrugën drejt BE-së, aq më shpejt do të lëvizin institucionet europiane për anëtarësimin e saj me të drejta të plota. Ai deklaroi se Komisioni Europian do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

You don't have permission to register