
Sa i ka kushtuar veshja në festën “Platinium” Kate Middleton-it?
E kuqja, e bardha dhe bluja ishin ngjyrat më të përdorura në fundjavën e Jubileut Platinum.
Pas palltos së kuqe veshur në Kalanë e Cardiff, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixh mori vëmendjen në festën Platinum në Buckingham Palace.
Kate u shfaq me një kostum të bardhë, më saktë; me ngjyrë kremi. Kostumi fund dhe xhaketë dizajnuar nga Self Portrait është realizuar me dantellë të hollë dhe një përzierje teksturash. Forma e mëngëve të gjata krijon efektin e një xhaketë të mbështjellë pas trupit, me fundin midi më palosje dhe rripin në bel.
Kostumi ka kushtuar 400 paund.
Kostumin e kombinoi me një gjerdan, me një kryq argjendi dhe vathë të mëdhenj të varur, si dhe një çfantë me tufë rruazash.
Gjerdanin me kryq prej argjendi mund ta ketë blerë të ri, por vathët e markës Robinson Pelham Oxygen Aspen i ka vendosur edhe në një event të vitit 2018.
Makeup-i në fytyrën e Kate, si gjithmonë i lehtë, me një shadow-hije në qepalla dhe flokët të kthyera anash, të valëzuara.
*Tibo News