
Sa do të shkojë fatura e energjisë elektrike këtë dimër nëse harxhoni më shumë se 800 kWh
Nga 1 tetori, çdokush që harxhon më shumë se 800 kWh energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut. Ky është thelbi i konferencës së sotme për shtyp të ministres së Energjetikës, Belinda Balluku.
Nga ky vendim do të preken të gjithë ata që paguajnë fatura të energjisë elektrike më shumë se 9 120 lekë në muaj .
Çdo kilovat i konsumuar mbi këtë fashë do të paguhet 4.4 herë më shtrenjtë krahasuar me çmimin aktual. Balluku shtoi se kjo fashë do të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor. Ndërsa më pas do të rishikohet.