Sa do të rritet çmimi i duhanit nga janari?

Duke filluar nga muaj janar paketat e cigareve do të kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e akcizës është pjesë e fushatës për të reduktuar numrin e duhanpirësve. Paketat e cigareve do të kushtojnë 20 deri 30 lekë më shtrenjtë se sot. Veç tyre, edhe nënproduktet e tjera të duhanit, do të shtrenjtohen.

Vendimi për ndryshim të masës së akcizës, stimulon këtë rritje, duke goditur direkt xhepat e duhanpirësve.

Politika e rritjes së taksës është afatgjatë dhe rritja e përvitshme synon të reduktojë konsumin dhe vdekshmërinë në popullatë.