
Ryan Reynolds dhe Blake Lively në ditët më të mira
Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë nisur jetën si një familje e re me gjashtë anëtarë.
“Ne jemi shumë të emocionuar,” tha Reynolds, për anëtarin e ri në familje.
Çifti u shpreh se të gjithë janë shumë të lumtur dhe po ja dalin shkëlyeshëm.
Reynolds gjithashtu bëri shaka duke thënë se shtëpia e tij i ngjan një “kopshti zoologjik”, shtëpia që ndan me Lively, anëtarin e ri dhe vajzat Betty, 3, Inez, 6 dhe James, 8 vjeç.
Ylli zgjodhi të mos tregojë nëse ata kishin mirëpritur një djalë apo një vajzë, duke e lënë këtë enigmë.