
Rusia zgjedh Afganistani për shitjen e gazit dhe naftës
Talibanët, që po përballen me vështirësi për të udhëhequr Afganistanin përmes një krize ekonomike dhe humanitare pasi pushteti i tyre nuk njihet nga shtetet në botë, kanë gjetur partnerë të gatshëm në dy shtete, në Rusi dhe Iran. Javën e kaluar palët nënshkruan një marrëveshje preliminare.
Afganistani do të marrë 1 milion ton benzinë, 1 milion ton naftë, 500.000 tonë gaz të lëngshëm të naftës dhe 2 milionë tonë grurë në vit.