Rusia zëvendëson produktet perëndimore me të ngjashme vendase

Markat perëndimore si Coca-Cola apo McDonald’s janë larguar nga Rusia. Por ka paqartësi rreth prezencës së tyre në treg.

Kompani të tilla po vijonin prej vitesh përballjet gjyqësore për importet apo produktet e paautorizuara në Rusi. Në shumicën e vendeve kjo do të nënkuptonte procedura të shpejta ligjore.

Por në Rusi, nuk është aq e sigurt që autoritetet t’i mbështesin kompanitë perëndimore të cilat zgjodhën të largoheshin nga vendi pas konfliktit me Ukrainën.

Agjencia ruse e regjistrimit të pronësisë intelektuale, RosPatent, po merr një mori aplikimesh që përfshijnë edhe produkte të markave perëndimore.

Kështu të paktën pretendon organizata analitike Clarivate, e cila gjurmon këto çështje.

Normalisht, autoritetet refuzojnë çdo gjë shumë të ngjashme me markat ekzistuese apo markat ndërkombëtare.

Por Moska miratoi një dekret këtë pranverë që lejon firmat të përdorin patenta nga vendet që konsiderohen “jo miqësore”.

Rusia gjithashtu tani lejon të ashtuquajturat “importe paralele”, dërgesat në tregun gri të çdo gjëje, nga produktet e higjienës deri te këpucët.

Coca-Cola nuk ia ka dalë dot mbanë të marrë një vendim pro saj nga gjykatat ruse kundër importeve jozyrtare të pijeve të saj.

Ajo gjithashtu përballet me konkurrentë, si Cool-Cola apo Fantola, që mbajnë emra të ngjashëm me markat e saj.

Prodhuesi Chernogolovka thotë se tashmë ka fituar betejën ligjore për këtë dhe nuk po bën asgjë për të mashtruar konsumatorët.

Firma të tjera, si pastiçieria gjerman Haribo dhe firma amerikane e veshjeve sportive New Balance, duan të ndalojnë lëvizjet për të përdorur emrat e tyre të markave, të shkruara vetëm me alfabetin cirilik të Rusisë.

Ndërkohë, logoja e McDonald’s Golden Arches mund të shihet ende në disa nga dyqanet e saj të mëparshme disa muaj pas largimit të zinxhirit të burgerëve.

Ekspertët thonë se të gjitha këto probleme do të ishin relativisht të lehta për t’u trajtuar në kohë normale. Por tani për tani me luften dhe sanksionet ka pak gjëra që situata të duket normale.

*Tibo News