Rusia zbulon planin për të rritur numrin e ushtrisë në 1.5 mln

Ministria ruse e Mbrojtjes detajoi planet e saj për të zgjeruar forcat e armatosura ruse gjatë disa viteve të ardhshme, duke synuar të arrijë në 1.5 milion ushtarë deri në vitin 2026.  Rusia kishte urdhëruar më parë një rritje të trupave nga 137,000 në 1.15 milion në gusht. Planet vijnë pasi Rusia është përballur me pengesa të shumta në fushën e betejës në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se dy rrethe të reja ushtarake do të formohen gjithashtu në Moskë dhe Shën Petersburg dhe një trupë ushtarake do të krijohet në Republikën e Karelia përgjatë kufirit të Rusisë me Finlandën.