Rusia zbulon numrin zyrtar të ushtarëve të vrarë

Rusia ka zbuluar numrin zyrtar të ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, tha se deri tani, vendi i tij ka humbur 5397 ushtarë në luftën në Ukrainë, që Moska e quan zyrtarisht një “operacion special ushtarak”.
Duke folur pas njoftimit të Putin, Shoigu Ministri rus i Mbrojtjes shtoi se Rusia do të thërrasë 300 mijë rezervistë.
Kjo ishte hera e parë që Rusia dha një shifër zyrtare të ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt, që prej 25 marsit, 1 muaj pas fillimit të luftës.
Asokohe, Moska tha se kishin vdekur 1351 ushtarë.