
Rusia sulmon maternitetin në Kherson
Rusia intensifikoi sulmin e saj në Kherson duke shtuar bombardimet anembanë këtij rajoni.
Një maternitet u godit nga raketat ku nënat e reja së bashku me foshnjat nxituan që të fshiheshin në bodrume mes frikës dhe traumave.
Moska zyrtare mohon të ketë targetuar civilët në sulmin e saj.
Forcat ruse u tërhoqën nga Khersoni muajin e kaluar në një nga arritjet më të rëndësishme të luftës në Ukrainë.
Por gëzimi për çlirimin e qytetit është kthyer në frikë mes bombardimeve të pamëshirshme ruse, duke detyruar shumë qytetarë që të largohen.
Në provincën lindore të Donetskut, luftimet e ashpra kanë shkatërruar qytetin Bakhmut të mbajtur nga ukrainasit të cilët janë pothujse të braktisur.
Njëmbëdhjetë muaj pas luftës, nuk ka asnjë shenjë se palët janë afër bisedimeve që synojnë t’i japin fund këtij konflikti.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy po shtyn përpara një plan paqeje prej 10 pikash që përfshin Rusinë duke respektuar plotësisht integritetin territorial të Ukrainës dhe tërheqjen e të gjitha trupave të saj.
Por Kremlini e hodhi poshtë planin të mërkurën, duke këmbëngulur se Kievi duhet të pranojë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia gjatë kohës së luftës.