Rusia shpall në “kërkim” kryeministren e Estonisë

Rusia ka vendosur në listën e të kërkuarve kryeministrin e Estonisë Kaja Kallas. Ministria e Brendshme e Rusisë përfshiu Kallas në një bazë të dhënash, si  “një person në kërkim”, sipas kodit penal, por nuk përmendi ndonjë akuzë specifike.

Kallas ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022. Ajo ka qenë një nga zërat më të fortë në Bashkimin Europian dhe në NATO në favor të dërgimit të më shumë armëve për Ukrainën.