Rusia shkatërron urën e dytë që lidh dy qytetet ukrainase, ka të lënduar nga sulmet

Ushtria ruse ka shkatërruar një urë të dytë që lidh qytetet fqinje të Ukrainës, Severodonetsk dhe Lysychansk, ndërsa po përgatitet të bombardojë të tretën
Sipas zyrtarëve urainas, në Severodonetsk situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, por ai shtoi se deri më tani trupat ruse nuk kanë qenë në gjendje të marrin qytetin.

“Ata duan të shkëputin plotësisht Severodonetsk nga mundësia për të nxjerrë njerëz ose për të sjellë municion dhe përforcime atje’’.

Zyrtarët shtojnë se Rusia do të përdorë të gjitha rezervat e saj sot ose nesër për të kapur Severodonetsk-un dhe se ata mund të avancojnë në drejtime të tjera për të shkëputur plotësisht qytetin duke marrë nën kontroll autostradën Lysychansk-Bakhmut.

Ndërkaq, një sulm me raketa në qytetin perëndimor të Ukrainës, Chortkiv, ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak dhe ka plagosur 22 persona.
Katër raketa kanë goditur qytetin mbrëmë, duke dëmtuar edhe katër ndërtesa banimi.
22 persona u dërguan në spital me lëndime, duke përfshirë një fëmijë 12-vjeçar.

Raketa janë lëshuar nga rusët nga një anije luftarake në Detin e Zi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet në pritje dhe me shpresë se vendit të tij do t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.

*Tibo News