Rusia shkatërron një bllok apartamentesh në Kharkiv

Dy blloqe apartamentesh dhe një stacion hekurudhor u goditën me raketa nga Rusia, fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas një raporti paraprak të policisë, raketat Tornado-S ‘Smerch’ të lëshuara nga Rusia goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit, tha në Telegram se raketat ruse dëmtuan dy ndërtesa banimi në Kharkiv, duke plagosur një person dhe duke lënë 10 persona të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Shërbimet e shpëtimit arritën të evakuojnë të gjithë njerëzit, shtoi Synehubov.

 

*TiboNews