Rusia pretendo pushtimin e qytetit ukrainas Soledar

Rusia pretendoi këtë të premte pushtimin e qytetit ukrainas Soeldar pas një beteje të ashpër, por Ukraina e mohoi këtë pretendim duke thënë se “luftimet intensive” vazhdojnë për kontrollin e kësaj zone në lindje të vendit.

Në deklaratën e saj Ministria Ruse e Mbrojtjes shkruan se çlirimi i këtij qyteti është i rëndësishëm për vijimin e operacioneve ushtarake sulmuese në Ukrainë.

Marrja e qytetit Soledar, një zone e cila kishte rreth 10 mijë banorë përpara nisjes së luftës, por që tani më ka mbetur e shkatërruar do të ishte një fitore simbolike për ushtrinë e Moskës pas ngadalësimit të avancimit të saj që prej muajti shtator.

Teksa Ukraina mohon faktin se qyteti është tani më nën kontrollin e forcave ruse, Instituti për Studimin e Luftës në SHBA i cili monitoron situatën në kohë reale, thotë se Soledar mund të jetë marrë nën kontroll nga Moska në datë 11 janar.

Ky institut mbështet pretendimet e tij nga pamjet e fundit që vijnë nga fushë-beteja ku tregohet se në qytet ka shumicë të forcave ruse.

*TiboNews