Rusia po “qëndis” përgjigjen ndaj SHBA-ve për Ukrainën

Rusia po mendon një përgjigje ndaj SHBA-ve, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e Moskës zyrtare. Kërkesa ishte që Ukraina të mos pranohej si anëtare e NATO-s. Pas përgjigjes nga SHBA-të përmes një letre ku kërkohej diplomaci në çështjen e uljes së tensioneve me Ukrainën, Kremili paralajmëroi se nuk ka shumë arsye për të pasur optimizëm lidhur me zhvillimet.

Ndërsa frika për një sulm rus në Ukrainë po rritet nga dita në ditë, presidenti Vladimir Putin, po merr kohën e tij për të dhënë një përgjigje ndaj SHBA-ve përmes zëdhënësit Dmitri Peskov.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar se letra e SHBA-ve nuk përmbante asnjë reagim poziv ndaj kërkesave kryesore të Rusisë.

Një ushtar i gradës kombëtare në Ukrainë qëlloi në një fabrikë raketash ajrore, duke vrarë pesë persona. Por deri më tani nuk thuhet se të shtënat kishin lidhje me situatën ushtarake në rajon .

Ndërsa Gjermania po kritikohet pasi njoftoi se do të dërgonte 5000 helmeta për  të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet. Sipas kritikëve kjo është tallje dhe një tjetër shenjë e rezervave që qeveria gjermane tregoi në këtë situatë tensionuese në Ukrainë.

SHBA dhe NATO i përgjigjen Rusisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO