Rusia përjashtohet përkohësisht nga futbolli

FIFA dhe UEFA me anë të një deklaratë të përbashkët  kanë pezulluar klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat e futbollit.

Në një deklaratë të përbashkët thuhet: “Të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare ruse janë pezulluar nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë”.

Ky vendim përcakton se ekipi kombëtar i meshkujve do të humbasë Kupën e Botës në Katar. Po ashtu ekipi i femrave do të ndalohet të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të kësaj vere në Angli.

UEFA konfirmoi se pezullimi i Spartak Moskës do të thotë që skuadra gjermane RB Leipzig do të shkojë në çerekfinale të Europa League pa pasur nevojë të luajë.