Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022

Rusia është përjashtuar nga Festivali Evropian i Këngës për vitin 2022, që do të zhvillohet në Itali këtë vit.

Vendimi u bë me dije nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve me anë të një deklarate në rrjetin social, Twitter.

EBU tha se do të mbroj vlerat e një kompeticioni kulturor që promovon mirëkuptimin ndërkombëtarë.

“Pjesëmarrja e Rusisë në garën e këtij viti do të diskreditonte kompeticionin, për shkak të krizës në Ukrainë”, shkruhet në deklaratë.

Sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorries, shkroi në Twitter mbështetjen për vendimin e Bashkimit Evropian të Transmetuesve.

“Gëzohem që shoh Eurovizionin duke ndërmarrë veprime dhe duke dëbuar Rusinë”, shkroi Dorries

Rusia e fitoi për herë të fundit Eurvizionin në vitin 2008.

Vitet e fundit, ajo ka qenë një ndër interpretuesit më të fortë të Eurovizionit, duke u renditur në pesëshen e parë në dekadën e fundit.