Rusia përfshin senatorin amerikan Graham në listën e personave të lidhur me ekstremizmin

Senatori amerikan, Lindsey Graham është vendosur nga Rusia në listën e personave të lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin.

Ky vendim u bë i ditur në një deklaratë nga Shërbimi Federal për Monitorimin Financiar të Rusisë.

Kryetari i Komitetit Hetues Rus, Aleksandr Bastrikin vitin e kaluar urdhëroi ngritjen e një çështjeje penale kundër Lindsey Graham me arsyen se ka dhënë deklarata kundër Rusisë.

Ministria e Brendshme e Rusisë në maj të vitit 2023 vendosi senatorin Graham në listën e të kërkuarve.