
Rusia paralajmëron Luftën e III Botërore
Kryediplomati rus paralajmëroi Ukrainën kundër provokimit të Luftës së Tretë Botërore dhe tha se kërcënimi i një konflikti bërthamor “nuk duhet të nënvlerësohet” pasi vendi i tij nisi sulme kundër instalimeve hekurudhore dhe karburantit larg vijës së parë të ofensivës së re lindore të Moskës.
Duke folur për agjencitë ruse të lajmeve, Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov kritikoi qasjen e Kievit ndaj prishjes së bisedimeve të paqes.
“Është e vërtetë, nuk mund ta nënvlerësoni”, ka thënë Lavrov pasi është pyetur për një rrezik të shpërthimit të Luftës së III Botërore.
SHBA-ja ka nxituar më shumë armatime në Ukrainë dhe tha se ndihma nga aleatët perëndimorë po bën ndryshimin në luftën 2-mujore. “Rusia po dështon. Ukraina po ia del”, deklaroi të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pasi ai dhe sekretari amerikan i mbrojtjes vizituan Kievin për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Blinken tha se Uashingtoni miratoi një shitje prej 165 milionë dollarësh të municioneve, municion jo-amerikan dhe gjithashtu do të sigurojë më shumë se 300 milionë dollarë financim për të blerë më shumë furnizime.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, qëllimi i saj i dukshëm ishte të pushtonte Kievin, kryeqytetin. Por ukrainasit, të ndihmuar nga armët perëndimore, i detyruan trupat e presidentit Vladimir Putin të tërhiqen.
Moska tani thotë se qëllimi i saj është të marrë Donbasin, rajoni industrial kryesisht rusishtfolës në Ukrainën lindore. Të dyja palët thonë se fushata është duke u zhvilluar, por Rusia ende nuk ka ndërmarrë një ofensivë të plotë tokësore ose nuk ka bërë ndonjë përparim të madh.