AlbanianEnglish

Rusia nuk ndalet, gati të bllokojë eksportin e grurit dhe sheqerit

Rusia është e gatshme të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm. Lajmin e bëri të ditur, zëvendëskryeministrja ruse Victoria Abramchenko.

Abramchenko theksoi se ka miratuar “aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor”.

Ministria e Bujqësisë tha për Interfax se ndalimi i eksporteve mund të hyjë në fuqi nesër.

You don't have permission to register