Rusia nuk e pranon sulmin në qendrën tregtare ukrainase

Banorët e qytetit ukrainas të Kremenchuk vajtuan viktimat e sulmit rus në qendrën tregtare ku u vranë 18 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj kishin goditur një depo armësh që ruanin armët perëndimore, e cila shpërtheu, duke shkaktuar zjarrin që u përhap në qendrën tregtare aty pranë.

Rusia e përshkroi qendrën tregtare si të papërdorur dhe të zbrazët, por kjo u kundërshtua nga familjarët e të vdekurve dhe të zhdukurve.

Nga ana tjetër, Kievi zyrtar deklaroi se nuk kishte asnjë objektiv ushtarak në zonë.