
Rusia mbyll thirrjet për grumbullimin e 300 mijë rezervistëve
Rusia njoftoi këtë të premte se ka përfunduar thirrja për grumbullimin e 300 mijë rezervistëve të cilët do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi presidentin rus Vladimir Putin se 82 mijë rezervistë ndodhen tani më në fushën e betejës dhe se 218 mijë të tjerë po stërviten duke konfirmuar kështu se objektivi është përmbushur.
Kjo thirrje e cila erdhi rreth një muaj më parë nga Presidenti Putin shkaktoi trazira të mëdha në Rusi. Shumë qytetarë u dyndën kufinjve për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar rekrutimit.
Një kërkesë e tillë për grumbullimin e burrave solli edhe protesta e para publike që kundërshtonin luftën.
Thirrja për mbledhjen e 300 mijë rezervistëve erdhi pas humbjeve të mëdha të ushtrisë Ruse në fushën e betejës.