AlbanianEnglish

Rusia kufizon hyrjen e shtetasve nga vendet ‘armike’, mes tyre Shqipëria

Rusia po përgatit një listë me shtetet që i konsideron jo mike, pasi kanë mbështetur Ukrainën dhe i kanë shpallur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi pushtimin ndaj vendit fqinj më 24 shkurt.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka njoftuar se Moska po përgatit një dekret për të kufizuar hyrjen e qytetarëve nga disa shtete, mes të cilave dhe Shqipëria.

Shqipëria, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit ka dënuar agresionin rus, duke qenë një ndër zërat kryesorë kundër Rusisë.

Edhe qeveria shqiptare i është bashkuar shteteve të tjera që kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, që përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për operatorët rusë, ndalimi i eksportit të disa mallrave, specifikisht atyre që ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

You don't have permission to register