Rusia kërcënon rrëzimin e satelitëve perëndimor

Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar mbi mundësinë që Moska mund të rrëzojë satelitët perëndimor të cilët po ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë .  

Këto satelitë kanë sjellë shpesh të dhëna të rëndësishme mbi gjendjen në fushën e betejës duke dëshmuar edhe përparimin e forcave Ukrainase, por jo vetëm .

Sateliti Starlink i cili është financuar nga Elon Musk ka mundësuar për popullin Ukrainas qasjen në internet  pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës nga luftimet .

Ky paralajmërim nga Rusia ka ngritur shqetësime pasi mund të sjellë përshkallëzim të konfliktit duke përfshirë edhe vendet perëndimore.  

Moska zyrtare e ka konsideruar përdorimin e këtyre satelitëve për ti ardhur në ndihmë Ukrainës si një provokim. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Perëndimi dhe SHBA .