
Rusia intensifikon bombardimet në Ukrainë
Rusia nuk lë hapësirë për paqe dhe me sa duket nuk do të dorëzohet.
Kremlini ka intensifikuar sulmin në Ukrainë duke hedhur më shumë se 100 raketa vetëm këtë të martë.
Sirenat e sulmit ajror u ndezën dhe shpërthimet u dëgjuan në disa qytete.
Disa prej raketave kanë rënë edhe në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin , teksa të tjerat kanë prekur qytete si Zhytomyr, Lviv, Zaporizhzhia dhe Mykolaiv.
Sipas raportimeve paraprake, kryebashkiaku i Kievit ka konfirmuar se ka viktima.
Banorët në qytete të ndryshme janë izoluar në vendstrehime nga frika e sulmeve të tjera.
Ministri i Energjisë në Ukrainë ka deklaruar se sulmi i kësaj të marte është sulmi më i madh në infrastrukturën energjetike i ndodhur deri më tani që prej nisjes së luftës.
Gjithashtu Ukraina po përballet edhe me një “ndërprerje të madhe të internetit” pasi linja kombëtare ka rënë në 67% të niveleve të mëparshme.
*TiboNews