
Rusia hedh në hapësirë raketën e parë pas rënies së Bashkimit Sovjetik
Rusia lëshon në hapësirë raketën “Angara A-5”, 64 metra të gjatë. Raketa peshon 761 tonë.
Ajo do të përdoret për të dërguar në hapësirë satelitë ushtarakë. Në hapësirë mendohet se mund të zhvillohet edhe konfliket në të ardhmen.
Kjo raketë është vazhdimësi e programit hapësinor të Rusisë. Programi i nisur pas Luftës së Dytë Botërore kulmoi me hedhjen e satelitit të parë në hapësirë në vitin 1961.
Raketa “Angara A-5” do të zëvendësoj modelin e raketës së vitit 1960. Raketa “Proton” e viteve 1960 ka shfaqur shumë defekte teknike në vitet e fundit.
Raketat Angara, të quajtura sipas lumit me të njëjtin emër në Siberi janë modeli i parë i ri i ndërtuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik.