Rusia godet qendrën tregtare ukrainase, 16 të vrarë

Trupat ruse goditën një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin e Poltava me të paktën dy raketa të hënën pasdite me mbi një mijë njerëz brenda.

Të paktën 16 persona u vranë në sulm, ndërsa rreth 60 u plagosën, sipas informacioneve të fundit të disponueshme mëngjesin e së martës.

Të paktën 25 mbetën të shtruar në spital që thuhet se janë në gjendje kritike.

Ushtarët punuan gjatë natës ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë qendra tregtare është përfshirë nga flakët.