Rusia financoi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike.