Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin

Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të paqes me Azerbajxhanin për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Kjo është përplasja e fundit mes këtyre dy shteteve aleate sa i përket konfliktit. Armenia dhe Azerbajxhani për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime me qëllim që të arrijnë një marrëveshje të paqes për Nagorno-Karabakun – një rajon i shkëputur që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që është shtëpi kryesisht e armenëve etnikë.