
Rusët sulmojnë me raketa, dhjetëra viktima në Mykolaiv
Numër i lartë viktimash raportohet pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv në Ukrainë, shkruan BBC. Një raport thotë se të paktën 45 persona kanë vdekur.
Të paktën dy raketa raportohet se kanë goditur kazermat e ushtrisë në periferinë veriore të qytetit.
Kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.