“Rusët po kryejnë gjenocid në Ukrainë”

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të Ukrainës.

Gjatë një interviste, Olha Stefanishyna tha se beson absolutisht se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe se presidenti Vladimir Putin së bashku me udhëheqësit në Kremlin janë kriminelë lufte.

Stefanishyna shtoi se numri i viktimave civilë të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus është shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës dhe pretendoi se gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarënga ushtarët rusë.

Por ajo u zotua se Ukraina do rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe se prokurori publik i vendit do të kërkojë të akuzojë trupat ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje ku Rusia pretendon territorin e saj, për të cilën ajo thotë se është “vija e kuqe” në diskutime.

Megjithatë, sipas ekspertëve mund të ketë hapësirë ​​për diskutime mbi “riintegrimin” e rajoneve lindore separatiste të cilat janë “pushtuar” për tetë vitet e fundit.