Rrugëtimi i suksesshëm i gazetarit shqiptar në Itali

Arbër Agalliu, i lindur në Berat në vitin 1988 është një gazetar shqiptar me shtetësi italiane. Kur ishte 10 vjeç ai bashkë me familjen u zhvendos në Itali, ku ende jeton midis qyteteve të Firences dhe Peruxhës.

Prej vitesh ai punon si gazetar dhe videomaker i gazetës Italo-shqiptare “AlbaniaNews”, në të cilën i dedikon hapësirë të gjerë komunitetit arbëresh, duke realizuar reportazhe në të gjithë Italinë, Arbri është dhe autori i programit “Toskana pa kufij” (Toscana senza frontier) në televizionin rajonal ToscanaTV, në të cilin realizon video-intervista që tregojnë histori pozitive të integrimit të emigrantëve që banojnë në Itali.  Por gjithashtu ai merret edhe me komunikim sipërmarrës, për të pasqyruar sa më shumë identitetin shqiptar në Itali .

Në vitin 2019 Arbri është vlerësuar me çmimin “Moda Movie 2019” në Kozenca të Kalabrisë për reportazhet e shumta mbi komunitetin arbëresh në Itali. Por gjate rrugëtimit të tij ka hasur edhe vështirësi të cilët e kanë forcuar dhe bërë një gazetar të suksesshëm sikundër është ai sot.Sinkron

Veprat dhe aktivitetet e tij kryesisht kanë të bëjnë me çështjet delikate të emigracionit, racizmit, integrimit dhe gjeneratave të dyta.