
Rrugëtimi drejt suksesit i Anila Smorgrav me pasionin për teknologjinë
Me pasionin për teknologjinë dhe inovacionin, me një profil multikulturor, vendosmëri, integritet dhe komunikim Anila Hyka Smorgrav arriti të jetë e suksesshme në çdo shtet që punonte. Ajo ka ndërtuar një përvojë ndërkombëtare mbi 25 vite në fusha të ndryshme ekonomike dhe sociale.
E diplomuar në një nga shkollat e biznesit më prestigjioze të Evropës, Anila arritit të jetë pjesë e luginës më të famshme të teknologjisë dhe inovacionit në të gjithë botën të quajtur “Silicon Valley”.
Anila është aktiviste e organizatave shqiptare në migracion, drejtuese e Shoqatës franko-shqiptare “Albania” në Paris, ndërsa të gjithë suksesin e saj deri më tani ia dedikon bashkëshortit të saj Norvegjez.