Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama: Do jetë një nga më spektakolaret në Mesdhe

Puna në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë po vijon.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga punimet që po kryhen në përfundimin e kësaj rruge.

Rama shprehet se Shëngjin-Velipojë do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse që mbart.

Po ashtu ai theksoi rëndësinë e këtij investimi për çlirimin e mëtejshëm të potencialit të turizmit në veriun e vendit.

Postimi i Ramës në Facebook: