AlbanianEnglish

Rroga minimale në rajon

Me rritjen e dytë të pagës minimale brenda vitit, Shqipëria barazon Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Herzegovinën në rajon, ndërsa lë pas Kosovën. Ndërkohë në krye qëndron Mali i Zi aty ku rrogat e ulëta arrijnë në 530 euro.

Nga 1 tetori, me vendim qeverie paga minimale bëhen 34 mijë lekë ose 293 euro, dhe rritja vjetore arrin 13%. Në tregun e punës janë 200 mijë punonjës që paguajnë kontribute për rrogën më të ulët.Vendimi për të detyruar bizneset t’i paguajnë ata me shtesën e re, nxitet nga rritja e shpejtë e çmimeve.

Lajm i mirë ky për punonjësit, por që nuk mirëpritet nga biznesi, të cilit i rriten shpenzimet në këtë periudhë. Rritja e shpenzimeve për të paguar punëmarrësit mund të ndikojë drejtpërdrejtë në mospunësimin e të rinjve apo punonjësve pa eksperiencë.

You don't have permission to register