
Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit, rrezik për sigurinë kombëtare
Rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së është një rrezik “shumë serioz” për sigurinë kombëtare, ka thënë Pentagoni. Dokumentet duket se përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.
Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se dokumentet ishin “një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe kanë potencial për të përhapur dezinformata”. Zyrtarët thonë se dosjet janë në një format të ngjashëm me dokumentet e lëshuara për drejtuesit e lartë. Një hetim është hapur për të përcaktuar burimin se si dolën këto dokumente.
Dokumentet disa prej të cilave zyrtarët besojnë se janë ndryshuar u shfaqën fillimisht në platformat online si Twitter, 4chan dhe Telegram, si dhe në një server Discord.
Disa nga dokumentet e zbuluara thuhet se hedhin dritë mbi materialet e ndjeshme informuese në lidhje me aleatët e SHBA. Dokumentet e tjera thuhet se fokusohen në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, si dhe në rajonin Indo-Paqësor.