Rrjedhja e ‘Credit Suisse’ demaskon politikanët e korruptuar. Edhe Shqipëria në listë?

The Guardian ka zbuluar rrjedhjen masive të një prej bankave më të mëdha në botë, Credit Suisse, me seli në Zvicër. Në të, janë publikuar pasuritë e fshehura të politikanëve, trafikantëve të drogës dhe kriminelëve.

Në listë rezultojnë të përfshirë personazhe të njohur.  Rezulton i implikuar edhe Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës, i cili akuzohet për vjedhjen e 200 mln eurove.

Në investigimin e “The Guardian”, nuk është publikuar lista e shteteve  por vetëm harta, që nëse e zmadhon, me një rreth të kuq shfaqen vendet nga ku janë llogaritë e personave të korruptuar. Ky rreth i kuq është edhe mbi Shqipërinë, por nuk dihen emra konkretë.

Linku i plotë me hartën këtu.