
Rritja ekonomike e Kosovës do të ngadalësohet në 2022, sipas Bankës Botërore
Rritja ekonomike në Kosovë pritet të ngadalësohet në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore. Rritja e ekonomisë do të jetë në nivelet e 3-4%, me çmimet të cilat pritet të normalizohen gjatë gjysmën së dytë të vitit. Investimet në sektorin privat, përshpejtimi i tyre dhe konsumi publik do të jenë shtyllat kryesore që do të ndikojnë në rritjen ekonomike.
Sipas Menaxherit të Bankës Botërore për Kosovën nëse ajo nuk e forcon kapitalin e saj njerëzor, do ta ketë më të vështirë të arrijë rritje më të shpejtë e më gjithëpërfshirëse ekonomike dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në ekonominë globale.